Zbulohet linja e trafikut të drogës Sarandë-Igumenicë, arrestohen pronari i gomones dhe polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2014, 16:54
Policia greke zbulon gjithe linjen e trafikut te 805 kg marijuane nga Ksamili ne Igumenice, ne 8 shkurt. Sot eshte arritur te kapet ne Athine pronari i gomones, shtetas grek. Dje u arrestua nje oficer grek i antidroges i perfshire ne trafik.Ne 8 shkurt, ne plazhin Valto, Igumenice u kap nje gomone me 805 kg marijuane e nisur nga Ksamili me drejtues Robert Gerdhuqi nga Saranda e Asllan Brata nga Kruja, nderkohe qe u arrestuan pritesit e droges, dy shtetas greke nga Parga.Policia greke vazhdon te jete ne kerkim kreu i ketij grupi te strukturuar kriminal, nje 35-vjecar me banim ne Sarande.