Zhvillimi urban sipas "Atelie Albania", Rama: Planifikim- realizimi në shina paralele

U hap sot zyra e konsulences për çështjen e zhvillimit urban, “Atelier Albania”. I pranishëm në promovimin e kësaj zyrë, shefi i qeverisë Edi Rama tha se kjo Atelie është konceptuar si një hapësirë e pa kufi dhe që bashkon rrugët e të gjithë palëve të interesuara në një proçes ku ne kemi sfidë shumë të madhe atë të zhvillimit të integruar urban, ekonomik dhe social.“Ne kemi avancuar me shpejtësi edhe fale ndihmës shumë të vyer të qeverisë hollandeze dhe falë edhe mbështjes së Ambasadorit që ka qenë i diponueshëm për të dhënë mbështetjen që kjo atelie të lindë si pikë takimi mes shumë aktorësh për çështje që ndërthuren, duke nisur aty ku e nisa dhe unë, ndërthurja mes planeve të zhvillimit dhe vetë natyrës dhe sfidave të zhvillimit, si zhvillim jo vetëm abstrakt por dhe konkret, si zhvillim jo vetëm urban por dhe ekonomik dhe social. Falë kësaj mbështetje thelbësore qoftë financiare, por dhe me burime të cilësisë më të lartë njerëzore nga ana e qeverisë hollandeze ne realizopjmë pikërisht një hapësirë ku sfidat e zhvillimit do mund të trajtohen në një formë të re dhe ku për tu përballur me këto sfida do të mund të ndërtohet një qasje e re. Kemi pasur gjithë kohën e nevojshme, 20 e kusur vite për të parë se nga njëra anë fuqia jonë planifikuese është shumë e dobët si vend, nga ana tjetër ajo çfarë kemi planifikuar nuk është përputhur asnjëherë me atë që kemi realizuar, në të gjitha planet në infrastrukturë, në zhvillime publike apo private që kanë ndodhur në territor. Nga ana tjetër kemi pasur gjithë kohën e nevojshme për të mësuar nga e kaluara dhe për të nxjerrë disa konkluziione të thjeshta. Duhet të ecim me vendosmëri dhe vizion të qartë në dy shina paralele, të planifikojmë nga njëra anë dhe të realizojmë.Thënë kjo, është e domosdoshme që planifikimi të zbresë në terrenin e ambicieve, nevojave dhe mundësive reala që ne kemi. Të zbresë nga niveli i derisotëm i një planifikimi që është zhvilluar, flas për planifikimin e territorit si një ushtrim në një hapësirë të mbyllur në një nivel ku territori të jetë baza e planifikimit dhe ku aktorët në territor qoftë publik apo privat të jenë pjesë e proçesit të planifikimit, në mënyrë që ajo që planifikojmë të jetë një instrument për të realizuar atë që aktorët në territor të mund të realizojnë dhe të mos mbetet dicka në fund të ditës që nuk ngjan dhe nuk ka lidhje me atë që është realizuar. Atelieja ka vlerë të rëndësishme se krijon mundësi për të gjithë aktorët e rinj në këtë fushë, gjithë burimeve njerëzore të vendit që të zhvillohen duke u bërë pjesë e proçesit. Është konceptuar si një hapësirë e pakufishme, është një pikëtakimi, udhëkryq që bashkon rrugët e të gjithë palëve të interesuara në një proçes, ku ne kemi një sfidë shumë të madhe, sfidën e zhvillimit të integruar urban, ekonomik dhe social” tha Rama.Projekti i parë ku do të fokusohet kjo atelie do të jetë pikërisht projekti Lungo Mare. Rama premtoi se kjo zyrë konsulencë do të luajë rol parësor për zbatimin e projektit fitues në qytetin e Vlorës.“Për të qenë konkret ne nesër kemi eksperiencëne parë të rëndësishme të një konkursi ndërkombëtar për një pjesë jashtëzakonisht delikate, por dhe jashtëzakonisht strategjike, konkursin për vijën ujore të qytetit të Vlorës. Është një konkurs që do jetë shumë mbresëlënës për nga cilësia e propozimeve por dhe risitë që do sjellë. Është një proçes ku dhe Atelie Albania do jetë shumë e rëndësishme për të bërë të mundur që kalimi nga ideja në realitetin e Vlorës dhe me instrumentat financiarë dhe teknikë që ne kemi në dispozicion, që nuk janë instrumenta të pakufizuar të mund të bëhet si një kalim që na jep në realitet të realizuar idenë dhe planin fitues. Kjo nuk është e lehtë, por kjo është sfida. Që me financat e kufizuara që kemi në dipozicion, instrumentat teknikë dhe materiale që kemi të realizojmë një projekt që të jetë në standardet më të larta europiane, për sa i përket qasjes urbanistike dhe cilësisë së re që sjell në mjedis”u shpreh Kryeministri.Kryeministri Rama vlerësoi theksoi më tej se Atelie Albania duhet të jetë e rëndësishme për të futur një qasje të re, për të bërë të mundur që në projekte të rëndësishme aktorët të bëhen bashkë. Andaj ai shtoi se çelja e dyerve të kësaj hapësire vendos një gur të qëndrueshëm themeli në një proçes që do na japë me siguri shembuj tranformues“Le të shërbejë si një model për zhvillimet e mëtejshme qofshin publike apo private. Jemi të vetëdijshëm sesa shumë është shpenzuar në infrastrukturë dhe jemi të vetëdijshëm sesa pak, apo aspak ngjajnë nga pikëpamja e projektimit, jetësimit dhe dukjes, veprat tona të infrastrukturës me ato të Europës ku duam të integrohemi. Kjo është në radhë të parë një çështje konceptimi dhe qasje, pastaj projektimi dhe realizmi. Atelie Albania duhet të jetë e rëndësishme për të futur këtë vetëdije në proçes, për të bërë të mundur që në projekte të rëndësishme aktorët të bëhen bashkë. Qeveria, pushteti vendor, autoritetet e tjera të lidhura me një sektor të caktuar të zhvillimit të territorit në funksion të infrastrukturës rrugore, turistike, të ujit, mbetjeve e me radhë. Në këtë sens besoj se sot me çeljen e dyerve të kësaj hapësire ne vendosim një gur të qëndrueshëm themeli në një proçes që do na japë me siguri shembuj tranformues për të krijuar efektin zinxhir të domosdoshëm që vjen nga një ndryshim kulturor në ndërtimin e gjithë proçesit të ndërhyrjes në territor, sepse në radhën më të parë duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për të realizuar një ndryshim kulturor, për të ndërtuar një kulturë të re të sjelljes sonë me zhvillimin dhe territorin që përdorim për zhvillim, nuk është pasuri e pafundme që ne mund ta shpërdorojmë pa pushim” përfundoi Rama.Ambasadori Holandës, Martin De La Beil, u shpreh se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë dhe theksoi se pas shtetit të së drejtës edhe zhvillimi urban ka rëndësi në rrugën drejt integrimit.“Holanda e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme të forcohet shteti i të drejtës, por i rëndësishëm është edhe zhvillimi urban i vendit.Në Holandë kjo industri gjeneron miliona euro dhe kjo nënkupton që ka impakt të ndjeshëm edhe për ekonominë” tha ai.