Kaos në Ukrainë, viktima të tjera, vendi në prag lufte civile

Ukrahina po përjeton një luftë të ashpër civile ndërsa Ministria e Shëndetësisë raporton për 64 të vrarë si shifër zyrtare por përfaqësues të opozitës shprehen se numri i të vdekurve shkon deri në 100 ndërsa i të plagosurve deri në 500.Ministrat e jashtëm të BE mbajtën një mbledhje urgjente dhe vendosën që të ketë sanksione për qeverinë ukrahinase.Mediat ndërkombëtare japin shifra të ndryshme të të vdekurve dhe të plagosurve ndërsa Ministria e Brendshme deklaroi se protestuesit kanë rrëmbyer 70 efektivë policie. Protesta u ndez mbrëmjen e së martës pasi gjatë ditës mbetën të vrarë 9 protestues.Reagime ka patur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë kërkohet që Presidenti i Ukrainës që të largojë forcat e sigurisë nga Kievi dhe që situata të zgjidhet në mënyrë politike e jo me dhunë. Deklarata shpreh gjithashtu indinjatën e thellë të SHBA-ve në lidhje me imazhin e policisë që ka ushtruar dhunë barbare mbi protestuesit.Ndërsa agjensia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti citon një deklaratë të Kremlinit sipas të cilës Presidenti Vladimir Putin do të dërgojë një ndërmjetës në Ukrahinë për mbajtjen e bisedimeve ndërmjet qeverisë dhe opozitës.I dërguar do të jetë avokati presidencial i popullit Vladimir Lukin, i cili nuk është më në këtë detyrë që prej ditës së martë.Duket se Rusia ndihet përgjegjëse për situatën e krijuar në Ukrahinë pasi ishte nxitësja kryesore e presidentit Yanukovic që ai të mos firmoste një marrëveshje tregëtare me bashkimin evropian, me pretendimin se produktet ruse që shiten në tregun e Ukrainës do të kishin konkurencë të fortë nga ato të vendeve të BE dhe kështu eksportet e Rusisë do të uleshin ndjeshëm.