Shqiptari “I dehur” me 41 kg heroinë, pranga në Milano 25-vjeçarit, droga iu gjet në makinë

Policia italiane ka arrestuar 24 vjeçarin Marsel Bedulla, i akuzuar për posedim lëndësh narkotike pasi në makinën e tij në garazhdin e shtëpisë, janë gjetur 41 kg heroinë me vlerë gjysmë milionë euro.Sipas Corriere Della Sera,  Bedulla ka qenë duke ecur në rrugën Filippo Argelati  në zonën Navigli të Milanos kur është takuar në një patrullë policie dhe menjëherë ka shfaqur një sjellje të dyshimtë duke u munduar të fshihte një tufë me celësa dhe telekomandën e një makine që mbante në duar.Policia ka marrë në pyetje 24 vjeçarin ku ai u është përgjigjur në mënyrë të cuditshme duke u përpjekur të hiqet si i dehur duke thënë: "Nuk mbaj mend ku kam parkuar makinën. Jam klandestin,  jam i dehur."Autoritetet mendojnë se  ai do ta perdore si alibi per mbrojtjen e tij pas dergimit ne qeli. Pasi kanë vënë re përgjigjet e tij kontradiktore, policët kanë gjetur shtëpinë e tij dhe pas një kontrolli, në makinën e tij tip Citroen të gjetur në garazhdin e shtëpisë, janë gjetur 41 kg heroinë.Sipas raportit të policisë, droga kishte origjinë Ballkanin ndërsa ishte destinuar për në tregun e Milanos. Në garazh ata gjithashtu gjetën 11 telefonat celularë me shumë karta SIM , shishe me manjitin - një lëndë kimike që përdoret për të prerë heroinën. Droga ishte e ndarë në dy pako dhe është gjetur në ambientet e garaxhit dhe një pjesë  në bagazhin e makinës.Makina dhe banesa ku banonte Bedulla janë nën pronësinë e një qytetari rumun , rezident në Torino dhe  policia po kryen hetime mbi personin në fjalë.  Marsel Bedulla tashmë ndodhet në burgun e San Vittore.