2-vjetori i vdekjes së Feti Voglit, përkujtohet në Zarr Herr “Dëshmori i Atdheut”
Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale në Zall Herr u mbajt sot një ceremoni përkujtimore në dyvjetorin e rënies në krye të detyrës gjatë një misioni në Afganistan, të “Dëshmorit të Atdheut”, Feti Vogli.E pranishme në ceremoni,Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u shpreh se ka kapiten Feti Vogli shkëlqeu me pasionin e tij për punën ndaj gëzoi respekt e besim. Kodheli nënvizoi se nderimi për Kapiten Feti Voglin është nderim për Atdheun, lirinë dhe vlerat e saj.Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të 2012-ës gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peci i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve.Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.Kapitenit Feti Vogli, i cili ra hero në krye të detyrës në Afganistan, i është ngritur një bust përkujtimor , që u inagurua një vit më parë nga qeveria e djathtë.