Numri i lartë i papunësisë, sheshi Omonia “shpërngulet” në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2014, 17:14
22 mije persona ne kerkim te nje vendi pune. Kjo eshte situata ne qytetin e Elbasanit,qyteti i cili dikur ka qene nje prej epiqendrave te punesimit.Rruga “1 maji” ne qender te qytetit, sot mund te krahasohet shume mire me sheshin “Omonia”, aty ku me qindra persona rrine ne pritje te hapjes se mundesise per nje dite pune.Pavaresisht faktit se qendrojne me ore te gjitha ne pritje te punedhenesve, jo pak here ata kthehen ne shtepi duarbosh, çka sjell detyrimisht edhe veshtiresi ne jeten e tyre.Te demoralizuar paraqiten çdo dite tek vend-punesimi i krijuar prej tyre, duke humbur shpresat tek çdo institucion duke u perballur me kerkesat e shumta per pune, te cilat rriten paralelisht edhe me çmimet e tregut.