Aksioni për mjedis të pastër, zv/ministrja Ifti: Aksioni në të gjithë vendin

Nga Shkodra ka marre jete aksioni i radhes i qeverise shqiptare per pastrimin e mjedisit. Forcat e Ushtrise nen koordinimin e Ministrise se Mjedisit dhe asaj te Mbrojtjes kane nisur pastrimin e akseve nacionale Shkoder - Han i Hotit, Shkoder - Muriqan dhe rrugen e Velipojes.Aksionin e ndoqi nga afer zv/ Ministrja e Mjedisit Olijana Ifti, njeheresh kryetare e komitetit te integruar te mbetjeve. Ndersa beri te ditur se ky aksion do te shtrihet me pas ne te gjithe vendin.Por per prefektin e Shkodres, Paulin Radovani, ky eshte më shumë nje "show" se nje nderhyrje ne zemer te problemit, siç eshte rasti i Varrezave te Deshmoreve.Ne Shkoder pritet qe javen e ardhshme te mberrije per kete problem edhe kryeministri Edi Rama, i cili do te inspektoje keto nderhyrje ne zonat problematike.Mesohet se vetem karburant per keto nderhyrje makinat e ushtrise kane kerkuar 65 milion leke te vjetra, ndersa zgjidhja e çeshtjes se mbetjeve urbane kerkon bashkepunimin e te gjitha paleve, per te larguar njehere e pergjithmone imazhin e nje "Shqiperie te ndotur".Gjatë ditës së sotme nga puna e efektivave të Forcave të Armatosura janë pastruar 76 km rrugë dhe mbetjet e nxjerra janë transportuar me mjetet e FA për në vendgrumbullimet e tyre.