Protesta e furgonëve në Korçë, drejtuesit e mjeteve të zhgënjyer nga mosreagimi

Protesta e drejtuesve te sherbimit taksi taksi 8+1 qe po zhvillohet ne qytetin e Korçes,ka hyre ne diten e trete te saj. Mengjesin e së shtunës me dhjetra furgone kane bllokuar serish stacionin e linjes Korçe-Tirane, duke vazhduar keshtu pezullimin e punes dhe transportin e pasagjereve.Drejtuesit e kesaj proteste, ndihen edhe me te zhgenjyer, pasi pas tre dite protestash, nuk ka ardhe ende asnje reagim nga institucionet pergjegjese.Protestat pritet te zhvendosen edhe para Bashkise se Korçes dhe prefektures ku do te kerkohet ngritja e nje task-force per ndalimin e konkureces se pandershme.Jane mbi 80 furgona taksi vetem ne qytetin e Korçes qe jane ngritur ne greve prej tre ditesh, ndersa kesaj greve i jane bashkuar edhe drejtues nga Pogradeci, Bilishti apo Erseka.