Ministri i Mjedisit në Përmet, kërkon angazhim për ripërtëritjen e pyjeve

Abuzimet ne pyje i perkasin te kaluares dhe ne duhet ti rikthejme madheshtine natyres sone.Keshtu eshte shprehur nga qyteti i Permetit, Ministri i Mjedisit Lefter Koka ne nje takim organizuar me drejtore te sherbimit pyjior ne te gjithe qarkun e Gjirokastres, te cilen e ka cilesuar si nje nga zonat me vlera me te vyera natyrore, por jo pa probleme.Ne lidhje me mbetjet urbane, te cilat jane nje shqetesim madhor ne te gjithe vendin tone, Ministri Koka ka deklaruar se do te kete dhenie me konçension, ndersa brenda dy vitesh do te ndertohen landfille ne te gjithe Shqiperine, te cilat do te kthehen ne produktivitet per prodhimin e energjise elektrike.Ministri Koka nuk ka lene pa permendur eliminimin e guroreve dhe dëmeve të shkaktuara. Sipas tij ekziston një numër i larte i tyre, por edhe impianteve që kërkojnë impenjim financiar për t'u zhvendosur në zona ku mund të shfrytëzohen, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.I pyetur në lidhje me gjuetinë e paligjshme, Koka ka thënë se masa për gjuetinë e paligjshme ka qenë radikale, por e domosdoshme. Janë rreth 74 mijë armë gjahu të dhëna nga Ministria e Brendshme , ndërsa ka vetëm 5000 gjuetarë të regjistruar, të tjerët janë të paregjistruar.