Përplasen 2 makina në Qafë Botë, drama e rradhës në Sarandë, vdesin 5 persona

Përgjaken rrugët e vendit. Pas tragjedisë në Kukës një tjetër aksident me 5 viktima eshte regjistruar në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Bogazit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 5 pasagjerë të mjeteve.Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë valltari i njohur i grupit të Konispolit, Taip Madani 67-vjeç i cili udhëtonte ne mjet sëbashku me vëllezërit Feizo Sulo 65 vjeç dhe Krenar Sulo 45-vjeç, edhe këta të vdekur. Mësohet të tre shtetasit po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Konispol.Taip Madani, ish-valltarTaip Madani, ish-valltarKrenar Sulo, kengetarNdërkaq nga automjeti tjetër kanë mbetur të vdekur dy persona të njëjtës familje, babë e bir, Petro Neçi 65 vjeç dhe Kristaq Neçi 38 vjeç.Sarande/viktimat nga aksidentiTaip Madani, 60 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat; drejtonte mjetin "Renault".Fejzo Sulo, 65 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat.Krenar Sulo, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat.Kristaq Neçi, 38 vjeç, banues në fshatin Dermish Komuna Dhiver; drejtonte mjetin "Alfa Romeo".Petro Neçi, 67 vjeç,banues në fshatin Dermish Komuna Dhiver.Fillimisht në morgun e spitalit të Sarandës jane transportuar dy prej trupave te viktimave, me pas tre te tjeret, ku dhe i jane nenshtruar ekspertizes-mjekoligjore.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.Aksident ne Levan-Tepelenë, perplasen automjetet, 6 te plagosurNdërkohë po në orët e pasdites një tjetër aksident është regjistruar në rrugën Levan-Tepelenë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një fuoristrade me makinë Audi.Burime nga policia bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, nga ku mësohet se Viktor Troka, 40 vjeç dhe gruaja e tij Zenepe Troka, 37 vjeç, janë në gjendje të rëndë dhe janë futur në operacion.Ndërsa të plagosurit e tjerë janë Liri Roka, Spiro Xheli, 58 vjeç, Urani Xheli, 52 vjeç, Besmir Xheli, 27 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.Aksident në Tiranë, përplasen dy makina, nuk ka të lënduarNë Tiranë po ashtu në orët e mbrëmjes, dy makina janë përplasur mes tyre pranë Ministrisë së Jashtme. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira në aksident.