Greqi, arratiset nga paraburgimi 18-vjeçari shqiptar, pezullohen 2 oficerët

Një i ri shqiptar është arratisur nga ambientet e paraburgimit në Volos të Larisës, në Greqi.18-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, mesohet se u ka shpëtuar forcave të policisë, teksa po e shoqëronin për në gjykatën e të miturve në Volos të Larisës, ku ai kaloi sot për të dëgjuar rastin e tij.Ndërkaq, janë pezulluar dy oficerët që po shoqëronin të paraburgosurin, të cilët ishin përgjegjës për ruajtjen. I riu shqiptar ishte ndaluar në nëntor për grabitje në bashkëpunim dhe posedim të drogës dhe ishte duke vuajtur një dënim prej 5 vitesh.