Lëvizjet në polici, Kuvendi miraton ngritjen e komisionit hetimor

Një tërheqje e papritur e mazhorancës, i ka hapur rrugë konsensusit të parë PD-PS. Palët ranë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit.Një propozim i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u përkthye ne nisjen e negociatave mes kampeve politike në Kuvend, të përfaqësuara nga Fatmir Xhafaj nga PS dhe Oerd Bylykbashi në PD që u finalizuan në Kuvend me miratimin e kërkesës së demokratëve që do të hetojë lëvizjet në polici nga data 15 shtator deri në 31 janar.Kërkesa mori 106 vota pro 3 kundër dhe 4 abstenim.Komisioni do të ketë 2 muaj kohë për hetim. Ai do të përbëhet nga 15 anëtarë, 8 nga radhët e mazhorancës dhe 7 nga opozita, e cila do të ketë edhe kryetarin e komisionit hetimor.Kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar përplasi ashpër palët politike në Kuvend për situatën e rendit.Demokratet këmbëngulën se hetimi parlamentar është një e drejtë kushtetuese e pakicës, e domosdoshme përballë rënies së policisë së shtetit.Por qeveria dha një tjetër panoramë, luftë pa krompromis ndaj krimit, që sipas Kryeministrit Rama po frymëzohet nga opozita.Në Kuvend zbriti edhe aksioni i fundit i policisë, kapja e bandës së tritolit. Edhe këtë të enjte, Kuvendi zhvilloi një seancë maratone, prej afro 11 ore diskutime.