Vodhi 38 mijë euro në bankën ku punonte, arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2014, 20:54
Policia vë në pranga punonjësin e bankës, i cili vodhi ditën e hënë 38 mijë euro nga banka.Magelan Quku, 30 vjeç, u ndalua pasditen e sotme, pasi kishte një denoncim nga banka ku punonte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".Dyshohet se vjedhësi ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, pjesë të stafit për marrjen e parave.Vjedhja ka ndodhur mesditën e 3 shkurtit, ndërkohë që pronarët e bankës e kanë denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës.