Komisioni i reformës territoriale mblidhet të premten paradite, pa opozitën
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale do të mblidhet nesër në 11:00 te Kryesia. Në mbledhjen e tij të parë me shumë gjasa do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e përcaktuar nga mazhoranca, ndërsa do të drejtohet nga kryetari i komisionit Bashkim Fino.Qendrimi i opozites per te mos u bere pjese e kesaj reforme eshte i palekundur, pasi sipas tyre kjo reforme ka qellime terësisht elektorale.Komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 nga opozita për një periudhë kohore 3-mujore, por me mundësi shtyrjeje sa herë që do t’i duhet kohë e mjaftueshme për të përfunduar misionin e tij.Partia SocialisteBashkim Fino kryetarMusa Ulqini anëtarArmando Subashi anëtarAndrea Marto anëtarBlendi Klosi anëtarNamik Kopliku anëtarNga LSI pritet që anëtarë të këtij komisioni të jenë Spartak Braho, Petrit Vasili.