Rama-opozitës: Harrojeni se mund të mbani peng vendin, as drejtësinë

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot opozitën se po shndërron seancën e parlamentit në një arenë shfipjesh dhe gënjeshtrash. Duke folur nga foltorja e parlamentit, Rama u vuri në dukje deputetëve të opozitës se sjellja e tyre është kundër demokracisë, frymëzuese për krimin dhe mburojë për korrupsionin. E megjithatë ai ka paralajmëruar opozitën se nuk do të mund të mbajë dot peng vendin për interesa të saj.“Qeveria do të bëjë një për një atë që i ka caktuar populli. Ne mazhoranca më solide që prej shekullit të kaluar dhe ju dhamë të gjithë hapësirën që ju nuk na e dhatë asnjëherë por që në krye të herës ju e nisët kështu. Pikënisja jonë është kundër çdo krimit, çdo korrusioni, kundër çdo lloj fenomeni të mbrapsht. Nuk doni ta pranoni vendin dhe rolin që ju ka caktuar populli sovran, pasi siç duhet nuk e duroni dot fundin e privilegjeve që u dha populli.Pikënisja jonë jemi përcaktuar qartë kundër krimit, kundër injorancës injoruese në çdo shkallë të qeverisjes tuaj, që çdo ditë jepeni rrugës së shpifjeve, sajesave, duke u bërë ca me dashje, shumë pas dashje, frymësuar të krimit, duke u bërë ca me detyrim e ca ku ka kërkuar SHQUPI, mburoj të injorancës dhe krimit. Nuk doni të luani rolin që ju ka caktuar populli, se mesa duket nuk duroni dot as humbjet, dhimbejt në rrugën kundër krimit, korrupsiionit që keni lenë gjurmë gjithandej.Por dhe zgjedhja jonë është e qartë, ne do ju dëgjojmë, por do ta udhëheqim vendin duke bërë një për një detyrta që na kanë caktuar populli. Harrojeni se do të mbani peng këtë vend për interesat tuaja ekonomike, harrojeni të mbani peng me driteshkurtësinë tuaj, të ardhmen që meriton këtë vend. Në këtë Kuvend të flitet për vendin, njerëzit, për të gjitha ato sfida që ju u përballët, që duhet të ishit bërë më të vetëdijshëm”.Sipas Kryeministrit Rama, vota e 23 qershorit ishte votë edhe për rendin dhe sigurinë e individit e pronës. Nisur nga kjo, ai theksoi se do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin me qëllim vendosjen e rendit dhe sigurisë në vend.“Me vjen çudi që ta keni harruar kaq herët baterdinë e kriminalitetit deri në ditën që latë pushtetin, por që të mos ketë sy e vesh për të vlerësuar ndryshim real të përditshëm të Policinë e Shtetit. Vota e 23 qershorit ishte për rendin dhe sigurinë e individit dhe të pronës.Shifrat ato zyrtare flasin vetë dhe të fortë ju qofshi që kur flisni për të vrartë, dyfishoni numrin e të vrarëve, e ndërkohë që është lehtësisht e verifikueshme, e qartësish evidente që kur shumfishoni vjedhjet, vrasjet, e gjitha shifrat i keni hypur gomarit mbrapsht, se kali ju rrëzoi në 23 qershor.Ju duhet ta mbani vath në vesh që kjo është një kohë e re, koha e rikthimit të shteti në detyrë, për të siguruar rendin dhe lirinë e çdo qytetarit, kjo është koha e ndarjes së politikës me krimin, që Tahiri i dha policisë atë gatshmëri që ju ia mohuar këtij institucioni, që ministri i Brendshëm është duke e udhëhequr me vendosmëri. Na keni lënë një Shqipëri, të mbushur me vatra aktivitesh kriminale e të paligjshme por ne jemi të vendosur që ti zhbëjmë këto vatra”deklaroi Rama.Referuar kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për lëvizjet në polici, Rama tha se opozita po viktimizohet pa arsye, pasi nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të saj.“Këto janë të gjithë dështimet tuaja, me krimin, ekonominë, me integrimin me të gjitha. Kjo është zgjedhja juaj, ju e keni në dorë të vazhdoni këtë rrugë, pas kësaj seancë të të gjitha budallallëqeve të radhës, sa shqiptarët ti merrni për budallënj aq më mirë do jua kthejnë.Personalisht kam pas fatin të shijoj nja 3 a 4 nga këto farsa, mos bëni kot viktimën se ju shkelin të drejtat, mos i bëni lëto se askush nuk ju besoni, a sa ju pengon të hetoni në bazë të Kushtetues, por çfarë doni të hetoni na e thoni ju pasi nuk merret vesh asgjë në këtë mes. E këtu me vjen në mendje ajo fjala e Bernard Shoë: Mbase të gjithë të djathtët nuk janë budallenj, por me siguri shumica e budallenjve mund të lulëzojnë vetëm djathtas. E siç duket kur Bernard Shoë e ka thënë këtë fjalë ju ka pasur juve përpara”, përfundoi Kryeministri.