Takimi Thaçi-Daçiç në Bruksel, Ashton takon Kryeministrin kosovar
Takimi bilateral në mes të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton me kryeministrin e Kosovës ka filluar pak para orës 19, ka bërë më dije zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiç.Ajo ka bërë të ditur, se pas këtij takimi, do të zhvillohet një takim biletaral i zonjës Ashton me kryeministrin serb, Ivica Daçiç. Të dy takimet i paraprijnë takimit të përbashkët që zhvillohet në kuadër të darkës punuese, bën me dije, Kocijanciç.Takimi, Thaçi-Daçiç, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy Kryeministrave.Në krye të axhendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.Ndërkaq kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka premtuar se 70 për qind të TVSH-së që do të merret nga veriu t'i dhurohet Beogradit.Burime të gazetës “Blic” thonë se Thaçi është i gatshëm t’i ofroj këtë marrëveshje Daçiçit me kushtin që Serbia të pranojë marrëveshjen për menaxhimin e Integruar të kufirit në katër komunat serbe në veri të Kosovës.Një nga opsionet e ofruara në Bruksel është që në këtë qytet apo edhe në ndonjë vend tjetër të BE-së të hapet një llogari në të cilën do të derdheshin të ardhurat nga këto vendkalime, por sipas gazetës ende asgjë nuk është e sigurt.