Vuçiç: Dialogu Beograd–Prishtinë, obligim i Serbisë

Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Vendkalimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është një proces kompleks dhe afatgjatë, të cilin nuk duhet ndërlidhur me data të caktuara.“Dialogu i Beogradit me Prishtinën është obligim i yni”, tha Vuçiç dhe shtoi se “më së lehti është të kritikohet, por është vështirë të bëhen zgjidhje serioze, për vendin i cili gjendet në situatë të vështirë”.Më tej, ai u tha gazetarëve në Beograd se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës është obigim i Serbisë dhe theksoi se së shpejti do të dihen detajet e platformës për Kosovën.Zyrtarët serbë, marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (anglisht IBM), i referohen si marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Vendkalimeve.