Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar ashpër dhunën dhe dëmtimin e objekteve në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë.Presidentja Jahjaga thekson se kjo dhunë çon drejt përshkallëzimit të situatës dhe dëmton përpjekjet e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të garantuar një jetë normale për qytetarët që jetojnë atje.“Dëmtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupe të caktuara, që pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon normalizimit të situatës në komunat në veri të Kosovës” thekson Jahjaga.Serbët protestojnë kundër vendosjes së pikës kufitare në JarinjëQë nga orët e para të mëngjesit të sotëm, në veriun e Kosovës janë dëgjuar sirenat alarmuese, përmes të cilave janë ftuar qytetarët serbë që të protestojnë në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë.Përfaqësuesit e serbëve të veriut, që nga ora 5 e mëngjesit janë tubuar në vendkalimin kufitar në Jarinjë, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe një numër i qytetarëve serb, për të protestuar, siç thonë, kundër zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, e cila ishte arritur në dialogun Kosovë-Serbi.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se protesta nuk është duke u zhvilluar në territorin e Kosovës.“Gjithçka është duke ndodhur në atë hapësirën neutrale, përkatësisht, më tepër në territorin e Serbisë. Në hapësirën tokësore ose më mirë të themi, në territorin e Kosovës, nuk është duke ndoshur asgjë e jashtëzakonshme. Ndërkohë, jemi duke i ndjekur zhvillimet”, tha Hoti.Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës thonë se protesta e sotme është paqësore dhe se nuk ka informacione për ndonjë incident të mundshëm deri më tani.Slavko Stevanoviç, kryetar i kuvendit komunal paralel të Leposaviçit, ka thënë se delegatët e komunave, janë tubuar për ta kundërshtuar Menaxhimin e Integruar të Kufirit.“Deputetët e katër komunave të veriut të Kosovës, Leposaviqçit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe veriut të Mitrovicës, janë tubuar për ta treguar pakënaqësinë e tyre dhe se nuk e pranojnë doganën dhe kufirin ndërmjet veriut të Kosovës dhe Serbisë, konkretisht ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Gjithçka është e qetë dhe pa probleme”, tha Stevanoviç.Edhe zyrtarët e KFOR-it kanë theksuar se nuk ka pasur probleme deri më tani gjatë protestës në Jarinjë. Uëe Novitzki, zëdhënës i KFOR-it, ka thënë se protesta po zhvillohet në anën e Serbisë.“Njerëzit tanë atje thonë se ka disa serbë atje që po protestojnë në anën e Serbisë, por gjithçka është paqësore dhe e qetë”, tha Novitzki.Ndërkohë, mediat serbe kanë njoftuar se trupat amerikane në kuadër të KFOR-it, rreth orës 9:30 kanë vendosur pikën e kontrollit në aksin rrugor Leposaviç- Rashkë, në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë dhe se qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa ndonjë problem.Ndërkohë më datën 10 dhjetor pritet të nisë zbatimi i Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM).