“Dhuratë” për Agimin e Artë në Greqi
Aktivitetet e fundit kundër emigrantëve apo dhe politikave të BE nga partia neonaziste në Greqi “Agimi i Artë”, duket se e kanë marrë një “dhuratë”.Një bombë ka shpërthyer në afërsi të zyrave të partisë Agimi i Artë, pa shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale. Një zyrtar i forcave të rendit tha se shpërthimi kishte qenë shumë i fuqishëm dhe nuk dihen autorët e shkaqet."Agimi i Artë" është kthyer në një nga partitë kryesore në Greqi pasi kundërshtojnë kursimet që kanë shkaktuar protesta të mëdha në mbarë vendin.Mbështetja për ta sa vjen e shtohet, megjithatë shumë politikanë thonë se "Agimi i Artë" duhet të shpallet i paligjshëm, pasi ka ngjashmëri të mëdha me partinë naziste dhe me juntën ushtarake të viteve 1967-1974.Ata që e kanë vuajtur më shumë dhunën ekstremistëve të partisë Agimi i Artë janë pikërisht emigrantët.Në një raport të fundit të OKB-së eksperti i të drejtave të njeriut përgjegjës për emigracionin, Fransua Krepo tha se zemërimi për shkak të krizës ekonomike po shkarkohet tek emigrantët. Sipas tij dhuna ndaj emigrantëve është rritur në muajt e fundit dhe organizatat joqeveritare e vendosin gishtin për këtë tek partia e ekstremit të djathtë "Agimi i Artë", për nxitjen e sulmeve.