Shkup, Jankulovska: Pa mëshirë ndaj atyre që shkaktojnë tensione

Ministrja e bredshme maqedonase Gordanka Jankulovska ka paralajmëruar  të gjitha ata që do të shkaktojnë incidente ndëretnike do të ndiqen penalisht. Kjo lëvizje vjen pas dy ditësh të tensionuara në Maqedoni, mes maqedonasve dhe shqiptarëve.Jankulovska tha se është ngritur padi penale për tifozët që fyen qytetarët shqiptar në Bit Pazar ndërsa të tjerët do të përgjigjen për pjesëmarrje në incident."Ne morëm masa për zbardhjen e rastit, u ndaluan tifozët. Bëhet fjalë për rreth 20 persona që u përfshinë në incidentin. Dëshiroj të përsërisë se do të reagojmë në mënyrë të pa mëshirshme ndaj të gjitha incidenteve jo vetëm atyre që ndodhin në terrenet sportive. Vlerësojmë se reagimi i ashpër ndaj këtyre personave duhet të jetë porosi e qartë deri te ata dhe të gjithë të tjerët që mendojnë të përfshihen në incidente ", deklaroi Gordana Jankulovska.Thirrjet antishqiptare nuk janë bërë vetëm nga tifozët në Bit Pazar ato kanë vazhduar edhe gjatë ndeshjes së basketbollit nga tifozët e skuadrës së MZT Skopje.