PE, diskuton sot projektrezolutën për Kosovën
Ndërsa të martën është njoftuar takimi i tretë mes dy kryeministrave atij të Kosovës dhe ai serb, Parlamenti Evropian do të bëjë një tjetër hap përpara. Sot, Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian do të diskutojë një projekt rezolutë për Kosovën, ndërsa kërkon largimin e strukturave paralele nga veriu i Kosovës.Në rezolutë theksohet se Bashkimi Evropian mund të arrijë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Prishtinën edhe pse pesë anëtarët e tij nuk e njohin ende pavarësinë e saj.Në rezolutë shprehet shqetësim për mungesën e ndonjë përparimi të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ndërsa kërkohet që të luftohet kjo dukuri në nivele të larta. Rezoluta, në anën tjetër, mbështet rivendosjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ndërsa bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani ndërmjet palëve, dhe mbi të gjitha ajo për menaxhimin e integruar të kufirit.Europarlametarët thonë se "ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje" dhe theksojnë mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës.Ndërkohë në takimin e tretë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç në takimin e radhës fillimisht do të debatojnë për implementiminit e menaxhimit të integruar të kufijve, marrëveshje kjo e arritur vitin e kaluar gjatë procesit të dialogut teknik që mbahej në mes të Prishtinës dhe Beogradit.