Bisedimet Kosovë-Serbi, sot takimiThaçi-Daçiç

Pas dy takimeve  që nga të dy palët janë cilësuar si konstruktiv, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takon sot në Bruksel kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.Takimi  do të zhvillohët sërish nën drejtimin e  shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Në krye të axhendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje në dialogun teknik   por zbatimi i saj ka ngecur. Një ditë para  nisjen për në  Bruksel  Kryeministri i Kosovës  Hashim Thaçi ka thënë se kësaj here do diskutohet marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve dhe mundësia e hapjes së zyrave ndërlidhëse.Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin integruar të kufijve dhe kjo  do të shënojë  një hap në raportet me Serbinë.Kryeministri i vendit ka thënë gjithashtu se në këtë raund bisedimesh do të flitet edhe për çështje të tjera. Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit.