Maqedoni, më 20 dhjetor gjykimi për Smilkovcin
Gjykata Penale e Shkupit më 20 dhjetor do të nis procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Sipas paralajmërimit të gjykatës, procesi do të nis kundër të dyshuarve lidhur me këtë vrasje.Prokuroria publike në Maqedoni ka ngritur aktakuzën kundër gjashtë shqiptarëve nga Shkupi, duke i akuzuar si kryerës së veprës terroriste, vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Akuza mbi ta rëndon për terrorizëm dhe si autorë të drejtpërdrejt të vrasjes, ndërsa njëri prej tyre akuzohet për dhënie të ndihmës.Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë shfaqur interesim të lartë për të ndjekur procesin gjyqësor dhe shqyrtuar aktakuzën e ngritur nga ana e hetuesve. Kjo është theksuar nga familjarët e personave të dyshuar, të cilët ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me përfaqësues ndërkombëtarë dhe OSBE-në.Nga familjarët theksojnë se kanë kërkuar mbështetje për të vërtetuar se grupi i gjashtë të dyshuarve është i pafajshëm dhe ndërkohë të ndriçohet dhe të zbardhen autorët e vërtetë të vrasjes.Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.Pas kësaj vrasje, MPB më 1 maj ndërmorri operacionin “Monstra”, ku arrestoi dhjetëra veta, të gjithë shqiptarë, përfshirë gra dhe të moshuara, duke i akuzuar për kryerjen e vrasjes dhe përfshirjen në të.