Incidentet në Maqedoni, analistët: Faji i Gruevskit
Analistët politik vlerësojnë se incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni që kulmuan me rrahjen brutale të dy të rinjve turq në kryeqytet janë si pasojë e politikave nacionaliste të qeverisë së Gruevskit.Për analisten Liljana Jakovlevska, ndonëse manifestimet e flamurit shqiptar i hodhën benzinë zjarrit, udhëheqja etno-centrike e kryeministrit dhe manipulimi me kartat nacionaliste në pamundësi për të ofruar mirëqenie qytetarëve, janë shkaktarët kryesorë të incidenteve ndëretnike.“Mendoj se arsyeja kryesore është manifestimi euforik i flamurit shqiptar në mënyrë egoiste dhe një partiake...por shkaqet jam shumë më të thella, më të rrezikshme. Ato kanë të bëjnë më ardhjen në pushtet të Nikolla Gruvskit dhe VMRO DPMNE-së, me paraqitjen e kartës nacionaliste në pamundësi për të ofruar diçka tjetër, në udhëheqjen etno-centrike në tij, duke filluar nga Shkupi 2014 deri te shtyllat e flamujve ...në kushte të tilla manifestimi i flamurit shqiptar ishte bomba e cila atë nacionalizëm të kultivuar në heshtje e hodhi në sipërfaqe...unë edhe më herët kam tërhequr vërejtjen që kur Gurevski erdhi në pushtet se nëse vazhdohet me atë politikë të hapje së çështjes së identitetit se ne do të përfundojmë në konflikte ndëretnike” , tha Liljana Jakovlevska, analiste.Ndërsa profesori Mersim Maksuti thotë se incidentet janë refleksion i politikës që është buzë greminës.“Incidentet që tashmë u shkaktuan këto ditë por edhe më herët, është një refleksion i politikës aktuale për fat të keq, pra garniturës politike në radhë të parë pushtetit maqedonas por pjesëmarrës të përgjegjësisë nuk mund t’i ikim asnjëri sepse ka shumë faktorë te një situatë që krijohet. Por pa mëdyshje pushteti pra është ai faktori kryesor i cili me refleksionin dha një situatë e cila na krijohet gjithnjë e më tepër” , tha Mersim Maksuti.Ata theksojnë se incidentet ndëretnike mund të ashpërsohen akoma më shumë me afrimin e zgjedhjeve, ndërsa paralajmërojnë se skenarët e tillë rrezikojnë edhe ekzistencën e shtetit.“Me afrimin e zgjedhjeve frikësohem se këto incidente do të ashpërsohen gjithnjë e më shumë, mund të ndodhin që çështjet ndëretnike të jenë tema e zgjedhjeve që do ishte katastrofave për shtetin. Ky shtet do të zhduket vet vetiu, ne gjithësesi nuk mund të nxjerrim mësime nga një Serbi, se patriotët e vetëshpallur janë përgjegjës për humbjen e shtetit, në Gjermani gjithashtu dhe shumë vende të botës. Frikësohem se një skenar i tillë është i dëmshëm për shtetin dhe duhet t’i jepet fund”, tha Liljana Jakovlevska.“Faktori politik i cili është në pushtet duhet të japë kontributin e tij që politika e tij të jetë në funksion të zbutjes së raporteve ndëretnike...duhet të kenë parasysh t’i respektojnë marrëveshjet e koalicionet, dispozitat, aktet dhe këtë ta bëjnë në frymën e bashkëjetesës, tolerancës.. dhe përmbushjes së obligimeve dhe detyrave ndaj qytetarëve”, tha Mersim Maksuti.