Borxhi, plumb në kokë 34-vjeçarit, Florjan Stërkaj ndërron jetë në spital

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës, 34-vjeçari Florjan Stërkaj, i cili u plagos me armë zjarri paraditen e sotme.Burime nga ky spital bëjnë me dije se pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk ka mundur të rezistojë për shkak të plagëve të marra.Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e së dielës në fshatin Omarqaj të Shkodrës, ku 34-vjeçari Florjan Stërkaj është qëlluar ne koke me pistoletë nga shtetasi Pal Prroni, i cili është shpallur në kërkim.Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë një një borxh i pashlyer.