Shmanget tragjedia në Lezhë, zbulohet bomba në furgonin e pasagjerëve

Nje furgon pasagjeresh eshte gjetur i minuar nga drejtuesi i tij, duke evituar nje tragjedi me permasa te frikshme. Ngjarja eshte regjistruar ne Lezhe, ku në mjetin e transportit eshte gjetur nje mine e cila ishte vendosur ne nje nga sedilet e tij, e gatshme per tu shperthyer me celular.Atentatoret kete here kane kapercyer çdo kufi, pasi sipas deklaratave te drejtuesit Ded Lleshi, ai do te nisej te kryente udhetimin e zakonshem ne linjen Lezhe-Shengjin, ku numri i pasagjereve eshte gjithmone teper i larte.Fatmiresisht drejtuesi i mjetit ka konstatuar ne kohe lenden plasese dhe eshte larguar me shpejtesi, duke lajmeruar edhe efektivet e policise lokale, te cilet kane rrethuar menjehere zonen për tua dorëzuar forcave xheniere të ardhura nga Tirana, të cilët kanë bërë edhe çaktivizimin e lëndës plasëse.Ky eshte nje nga rastet e shumta te perseritura gjate diteve te fundit, ku shperthimet me lende eksplozivi po alarmojne banoret e çdo qyteti duke lene pas gjurme terrori.Rasti me i rende ndodhi ne Durres, ku bizesmeni Çela 45 vjeç humbi jeten,nderkohe qe edhe ne Vlore jane shenuar nje sere shperthimesh, ku atentati i fundit ka qene ai ndaj kreut te Komunes Qender,Fredo Berberi.