Arrestohet “babagjyshi” grabitës, kapet në Kashar Ilir Kupa, grabiti 400 mijë euro flori
Policia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga një nga personat të cilët dyshohet se ka qënë një nga babagjyshët të cilët grabitën një qendër tregtare në Tirane, natën e Krishtlindjeve.Personi nuk është i panjohur për policinë shqiptare dhe as për atë greke, pasi bëhet fjalë për Ilir Kupën i arratisur nga burgu i Trikallës që në muajin mars të vitit të kaluar.Kupa u arrestua orët e parë të ditës së shtunë tek mbikalimi i Rinasit, pasi nuk i ndaloi një patrulle policie. Pas kësaj në ndjekje të makinës së tij ku ishin edhe dy persona të tjerë janë vënë forca të shumta policie.
Makina ku udhetonin tre personat ka dalë nga rruga si pasojë e ndjekjes dhe kjo ka bërë të mundur arrestimin e Kupës, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të largohen, mësohet se ata kanë qëlluar në drejtim të policisë.
Në kohen kur është arrestuar, Ilir Kupa, mësohet të ketë thënë që "bëni çtë doni me mua, por vetëm në Greqi mos çoni edhe më vrisni po deshët".Ne aksion policia ka zbuluar brenda automjetit arme dhe maska, çka i ka bere hetuesit te dyshojne se ky grup mund te jete i njejti me ate qe grabiti ne nje qender tregtare nen masken e babagjysheve.Keto dyshime jane hedhur paraprakisht per shkak te nje informacioni te percjelle nga autoritetet greke per nje tjeter grabitje te ndodhur ne Greqi nga persona te maskuar si mjeke.Në mesditë ne Drejtorine e policisë Tirane ka qënë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pohoi se kjo është medalje për policinë dhe se më këtë arrestim do të zbardhen edhe ngjarje të tjera kriminale në Tiranë.Aktualisht policia ka vene ne dispozicion per çdo informacion te vlefshem 10 mije euro per personin tjeter te arratisur nga i njejti burg, per te cilin nuk jepet identiteti, por vetem thuhet qe eshte nga Fieri.