PE kundërshton çdo ide për ndarje të Kosovës, u bën thirrje 5-shes për njohje sa më parë të pavarësisë

Rezoluta për Kosovën, të hartuar nga deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila nuk ka mundur te paraqitet ne Komisioni e PE, përmes perfaqesueses së saj ka pershendetur diskutimet dhe perpjekjet gjate ketij muaji midis të dyja paleve, gjithashtu pershendet qarte ekzaminimin e EULEXI-it.Por ajo theskoi se nje nga pikat me te rendesishme te rezolutet eshte suksesi qe Kosova nuk ka pasur ne perpjekjet e saj per korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe se ato mbeten ende ne nivele te larta.Ulricke Lunachek u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, sikundër edhe EULEX-it, që të bëjnë më shumë per ta luftuar ate. Por njekohesisht dhe eurodeputet e PE kane theksuar pikat e Lunachek dhe se Kosova duhet te perpiqet ti zgjidhe shpejt keto ceshtje.PE u ben thirje 5 shteteve te BE-se se duhet te kryejne njohjen se Kosoves sa me pare.Edhe një herë, Parlamenti Evropian ka kundërshtuar fuqishëm çdo ide për ndarje të Kosovës.Krahas Kosovës, në të njëjtën seancë është diskutuar edhe raporti për Serbinë. Deputetët evropianë kanë mbështetur qëllimin që sa më parë t’i jepet një datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit Serbisë, mirëpo kanë nënvizuar se ky vend duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën.Sikur në raportin për Serbinë, ashtu edhe në atë për Kosovën, të dyja palëve u është bërë ftesë që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialog dhe të angazhohen në vazhdimin e dialogut në një frymë konstruktive.Nderkohe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takim e trete te radhës me homologun nga Serbia, Ivica Daçiç, që pritet të mbahet të martën në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ku pritet të diskutohen tema që kanë të bëjnë me normalizimin dhe fillimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fusha të ndryshme të përcaktuara.