Gjirokastër, grabitet zyra e Burimeve Njerëzore të Universitetit, në pranga roja

Vidhet zyra e Burimeve Njerëzore të Universitetit "Eqerem Çabej". Rreth orës 08.00 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër është njoftuar se është gjetur e shqyer dritarja e zyrës së Burimeve Njërëzore të këtij universiteti.Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si dhe grupi hetimor ku ka rezualtuar se:“Në godinën qëndrore të Universitetit , në katin e parë , është shqyer zgara e hekurit e dritares e zyrës së Burimeve Njërëzore. Autorët e vjedhjes janë futur brenda ku kanë hedhur përtokë dosje me dokumenta të administratës dhe stafit akademik të brendshëm dhe pedagovëve të jashtëm ku dhe kanë marrë prej andej një numër të konsiderueshëm dosjesh personale të pedagogëve. Grupi hetimor pasi ka kryer veprimet në vendngjarje ka konstatuar se janë vjedhur 39 dosje personale të petagogve të Departamenteve të Ekonomikut dhe të gjuhëve të huaja anglisht.Në këtë zyrë nuk kishte as regjistra dhe as libreza apo diploma të studentëve, vetëm dokumentacionin e stafit akademik dhe administrates” thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia.Sipas bluve Universiteti "Eqerem Çabej" ruhej me roje private të firmës Skyrity, e cila ka kontraktuar firmën private "Balili", ku janë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër tre punonjës të policisë private të firmës "Balili", që kanë qënë në shërbim tre netët e fundit pasi nuk ishte përcaktuar saktësisht se në cilën natë ka ndodhur vjedhja.Pas veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor si dhe nga deklarimet e disa prej punonjësve të administratës së Universitetit ka rezultuar se vjedhja ka ndodhur gjatë natës së djeshme.Ndërkaq është bërë arrestimi në flagrancë i njërit prej rojeve të firmës që ruante në shkollë, konkretisht shtetasi:Irfan Gërxholli , i datëlindjes 1966, lindur dhe banues në Gjirokastër, i cili ishte me shërbim gjatë natës së djeshme, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë edhe dy roje të firmës për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës".Arrestimi i Gërxollit u bë për veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës " dhe të "Vjedhjes".Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokasër për veprime të mëtejshme.