Tiranë, gjendet i vdekur një person, policia: Ishte endacak dhe drogohej
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 18:33
Gjendet i vdekur një person në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku në zonën e “Alliasit” në Tiranë është gjetur i pajetë në një banesë shtetasi Fredi Rustemi, 39 vjeç.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Tiranës, të cilat bëjnë me dije se banesa në të cilën është gjetur Rustemi ishte e pabanuar.Ndërkaq po sipas të dhënave zyrtare nga policia, mësohet se viktima ishte endacak dhe përdorues droge.Nga ana e bluve të kryeqytetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes Rustemit.