Regjistrohen problematikat e para të dimrit, vështirësohet qarkullimi nga reshjet e dëborës
Nga ulja e menjehershme e temperaturave te diteve te fundit, kane nisur edhe reshjet e para te debores ne disa zona në veri të vendit, te cilat po veshtiresojne qarkullimin dhe si pasoje te gjithe drejtuesit e automjeteve duhet te paisen me zinxhire dhe te tregohen te kujdesshem sidomos ne akset rrugore:1. Puke- Qafe Shllak- Qafe Malit trashesia e debores eshte 40-50 cm debore2. Puke -Qafe Mali- Dardhe trashesia e debores eshte 40-50 cm debore3. Aksi rrugor Gjegjan- Fushe Arrez trashesia e debores eshte 20-30 cm debore4. Aksi rrugor Selce- Vermosh-Malesi e Madhe trashesia e debores eshte 40 cm debore5. Ne qytetin e Pukes dhe Fushe Arrez trashesia e debores eshte 10 cm deboreNga ana tjetër situatë problematike paraqitet edhe në disa zona në rrethin e Lezhës të cilat janë vënë nën pushtetin e ujit.Situata më problematike paraqitet në fshatin Barbullonjë ku 400 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur ndërsa dhjetra banesa janë të rrethuara nga uji.Mungesa e energjisë elektrike në hidrovorin e Tales ka bërë që të mos funksionojë pompa e vetme e këtij hidrovori duke përkeqësuar edhe më tej situatën.Ndërkohë përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejtë të shtetit.