Bashkia diskuton buxhetin, Basha: Stimulim për të rinjtë që hyjnë në biznes
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nisur sot konsultimet, për projekt-buxhetin e vitit 2013 dhe vizionin e Bashkisë për investimet dhe zhvillimin e Tiranës, deri në vitin 2015. Konsultimet për projekt-buxhetin afatmesëm 2013-2015 kanë nisur me njësinë bashkiake nr. 2, një nga zonat më problematike të Tiranës.Basha ka theksuar se qyteti i Tiranës planifikon të shpenzojë deri në vitin 2015, 240 milionë dollarë, ku për vitin 2013 parashikohet një buxhet prej 80 milionë dollarësh. Krahas investimeve në infrastrukturë, projekt -buxheti parashikon politika të veçanta për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e biznesit e rritjen e punësimit.“Një qytet nuk investon vetëm për të mirëmbajtur, për të riparuar por edhe për të krijuar klimën më të mirë e më të favorshme për biznesin, ekonominë, në mënyrë që të japë sa më shumë mundësi për gjenerim të vendeve të punës, me paga të përshtatshme, që do të thotë gjenerim mirëqenieje Në këtë optikë, kemi parë edhe buxhetin 2013. Tashmë, të pajisur me përvojën e 2012 dhe me vizionin deri në 2015. Pikërisht, si pjesë e këtij vizioni, qyteti i Tiranës planifikon të shpenzojë deri në vitin 2015, 240 milionë dollarë, nga të cilat për vitin 2013, ka ndarë një buxhet prej 80 milionë dollarësh” – u shpreh z. Basha.Në këtë buxhet do të përfshihet për herë të parë një grant i veçantë, për të mbështetur hapjen e bizneseve të reja, nga të rinjtë nën 35 vjeç.“Ky është një zë që ndahet pak nga tradita buxhetore, e mbështetjes vetëm për rrugë, kopshte, shkolla, ndriçim, gjelbërim dhe futet në një “domaine”, ku Bashkia e Tiranës është e vendosur të udhëheqë një praktikë për krijimin e vendeve të punës, për krijimin e bizneseve dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që të justifikojnë entuziazmin, kapacitetet profesionale dhe dëshirën e rinisë kryeqytetase, me fonde që në fund të fundit vijnë pikërisht nga taksapaguesit e Tiranës – u shpreh Kryebashkiaku Basha.Këtij vizioni të ri të Bashkisë së Tiranës, i përputhet plotësisht dhe projekti i detajuar i bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës, i cili i është dorëzuar sot Kryebashkiakut Lulzim Basha.“Mund t’ju them se mbeta tërësisht i befasuar nga cilësia dhe tiparet e veçantitë e projektit përfundimtar dhe mund t’ju them pa pikë frike se ky projekt pas zbatimit, siç duket se jemi në rrugë të mbarë, me fondet e dhëna qytetit të Tiranës nga shteti i Katarit do të jetë pa dyshim projekti më i bukur, më funksional, më modernizues që mund të gjendet kudo në rajonin tonë, pse jo edhe një ndër më të mirët në Evropë. Kjo gjë më mbush me shpresë dhe besim se jo vetëm jemi në rrugë të mbarë por që investimet që po fillojnë, dita ditës do të fillojnë t’i ndryshojnë faqen qytetit, jo thjesht në kuptimin e cilësisë së jetës së qytetarëve sot, por edhe në kuptimin e kthimit ne një destinacioni të kërkuar dhe të lakmuar për qytetarë të rinj, banorë të rinj, për biznese të reja, për investime të reja”.Kryebashkiaku Basha e ka konsideruar bashkëpunimin me njësitë vendore dhe qeverinë qendrore, si çelësin e suksesit të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe shërbimit ndaj qytetarëve.Kreu i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar në mënyrë të detajuar parashikimet e projekt-buxhetit afatmesëm 2013-2015: Nga këto para që do të shpenzohen në qytet (2013-2015), për shërbime publike, do të ndërhyhet në:• rehabilitimin e rikonstruksion të 73.2 km rrugë, nëpër blloqe banimi;• Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 128,250 m2 sipërfaqe të gjelbërta dhe ambjente çlodhëse;• Ndërtimin e 10 këndeve të reja sportive;• Krijimin e rreth 10,000 m2 hapësira për parking automjetesh;• Ndërtimin i kolektorit të ujrave të zeza me gjatësi 3.5 km;• Mbjelljen e rreth 24 640 pemëve në lulishte dhe përgjatë rrugëve të reja;• Ndërtimin e rreth 65 km rrjete inxhinierike (kanalizime të ujërave të bardha e të zeza);• Sigurimin e një ndriçimi sipas standarteve bashkëkohore, për rreth 300 ha blloqe banimi;• Shtimin e sipërfaqeve të varrezave publike me 2 haNë programin e menaxhimit të rrugëve, ndërhyrjet konsistojnë në:• Rehabilitimin e 96 km (479,025 m2) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe tretësor;• Rikonstruksionin e 69 km (345,315m2) të rrjetit rrugor urban dytësor, dhe tretësor• Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (323,470 m2) trotuare në të gjithë rrjetin rrugor;• Sistemim - asfaltime të 79,000 m2 të rrjetit rrugor;• Ndërtimi i rreth 69 km rrjete inxhinierike në rrugët e reja; (nëse në programin e mëparshëm bëhej fjalë për ndërtimin e kanalizimeve në rrugë ekzistuese);• Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor sipas standarteve bashkëkohore, për rreth 100 km rrugëPjesë e këtyre investimeve do të vazhdojë të jetë:• Krijimi i korsive të dedikuara për transportin publik dhe biçikletat• Përmirësimi i kapaciteteve të kryqëzimeve gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave nëpër nyjet e rrjetit rrugor dhe ulje të kostos së lëvizjes së tyre• Rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet sinjalistikës vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut dhe ndërtimit të mbikalimeve për këmbësorë, në pjesë të veçanta të qytetitProgrami i tretë buxhetor është arsimi parauniversitar dhe edukimi, ku do të ndërhyhet në në 32 objekte arsimore:• Ndёrtimi i 3 çerdheve tё reja;• Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;• Rikonstruksioni i 4 kopshteve;• Ndёrtimi i 5 kopshteve të rinj;• Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare;• Ndёrtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare;• Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;• Ndёrtimi i 2 shkollave të mesme tё reja;
- • Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;