“Romanca shqiptare”, 13 pjesë të kompozitorëve të parë shqiptarë

Ngriti siparin nje mbremje e mbushur me muzike lirike-romantike shqiptare, e titulluar "Romanca Shqiptare".Duke qene se fillimet e rilindjes artistike ne vendin tone i perkasin fushes se muzikes, duke nxjerre emra qe bene histori ne kompozimin e saj si Palo Kurti, Tish Dahia, interpretues si Tefta Tasho Koco dhe Marie Kraja dhe tekstshkrues si Lasgush Poradeci.Koncerti ishte i perbere nga 13 romanca te kompozitoreve te pare shqiptare si Palo Kurti, Mikel Kociu, Tonin Arapi e te tjere, te cilët u performuan nga Orkestra e Harqeve te Akademise se Arteve.