UKT, rikonstruksione në Lanabregas dhe Qafëmollë

Tashmë Ujësjellës-Kanalizimet në Tiranë kanë zgjidhur problemin, jo vetëm të ujit të pijshëm, por edhe të kursimit të shpërndarjes së energjisë elektrike.Blerja e hidrocentralit të Lanabregasit nga ana e UKT dhe rikonstruksioni i tij, jo vetëm që plotëson të gjitha nevojat e kësaj të fundit për shpërndarjen e ujit të pijshëm në Tiranë, por edhe bën të mundur kursimin e energjisë.Drejtori i përgjithshëm i UKT-së, Sahit Dollapi, shpjegoi se dy turbinat e reja mundësojnë prodhimin e 62.000 kilovatëve për 24 orë, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe nevojat e qytetarëve.Gjithashtu projekti tjetër është vendosja e pompave të reja në stacionin kryesor që furnizon 40 % të Tiranës me ujë, në Qafë Mollë. Në këtë mënyrë do ulet harxhimi i ujit në mbi 50 litra, duke kursyer 30 % të totalit, përmes prodhimit të 100 litra ujë në sekond.Kryeinxhineri i UKT-së, Luan Peti, pohoi se projetki për rikonstruksionin e hidrocentralit ka përfunduar 3 muaj përpara afatit, ndërsa ky i fundit do të finalizohet më 20 dhjetor.