PD refuzon ofertën e Ramës, opozita: Largimet nga puna, kusht për reformën
“Rivendosja e konsensusit është një domosdoshmëri , një kthesë domethënëse në përmirësimin e klimës politike në vend, në rikthimin e besimit mes palëve, besim i shkatërruar nga precedenti i shëmtuar i zhbërjes së konsensusit për nëpunësin civil nëpërmjet një akti normativ antikushtetues” do deklaronte kreu i demokratëve Lulzim Basha një ditë më parë.Ndonese kryeministri Edi Rama e garantoi te drejten e vetos, opozita ne qendrimin e saj zyrtar, reformen administrative territoriale e kushtezon me konsensusin dhe konsensus per ta do te thote qe mazhoranca te ndalë shkarkimet ne administrate, te nisuara keto pas aktit normativ te qeverise.E drejta e vetos ne Komisioniet per reformen administrative, ishte vetem nje kerkese e opozites, por ajo per te cilen kryetari Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk terhiqet ishte konsensusi, konsensus qe sipas tij mori goditje me aktin normativ te qeverise per shtyrjen e ligjit per nëpunesin civil.Ne fakt akti normativ tronditi stabilitetin mazhorance-opozite dhe nje gje te tille po vijon dhe sot ku ka me shume se nje muaj qe eshte shpallur i pavlefshem nga gjykata Kushtetuese.I gjithë ky ngerç qe po reflektohet dhe tek reforma administrative territoriale, rrenjet i ka tek moszbardhja e vendimit te gjykates Kushtetuese per rrezimin e aktit normativ te qeverise.