Marrëveshja Shqipëri-Kosovë, shkrihet tregu i punës mes dy kombeve shqiptare
Një i ri nga Shqipëria do ta ketë më të thjeshtë të njohë ofertat e tregut të punës në Kosovë dhe të punësohet atje, po ashtu edhe një shqiptar i Kosovës pa barriera dokumentacionesh mund të punësohet në Shqipëri.Kjo do të shërbente si një liberalizim mes dy vendeve fillimisht, për ta shtrirë më tej bashkëpunimin edhe me Maqedoninë e Malin e Zi. Për këtë arsye Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Risnisë, Erion Veliaj, me homologun e tij nga Kosova Nenad Rashiç nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.Një tjetër pikë bashkëpunimi janë shkollat profesionale, ku Veliaj bën edhe një herë thirrje për frekutentimin e tyre për shkak se këto kërkesa ka tregu i punës.Sipas Ministrit po shihen me prioritet edhe shkollat profesionale në Gjakovë e Prizren, sepse nxënësit nga Hasi, Tropoja e Kukësi gjeografikisht e kanë më të afërt ti ndjekin ato.