Meta-Ruçi zyrtarizojnë ofertën për PD, opozita vendos kusht largimet nga puna

Sikundër dhe pritej, mazhoranca dhe opozita nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin për krijimin e komisionit të posaçëm për reformën adminsitrativo-territoriale. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të konferencës së kryetarëve, mazhoranca nuk ka arritur të marrë dakordësinë e opozitës lidhur me propozimin e nismës së tyre. Në përfundim të saj kreu i parlamentit, Ilir Meta, shprehu keqardhjen lidhur me qëndrimin e opozitës, duke i argumentuar pretendimet e saj si politike dhe jo të lidhurra me reformën.“Sapo ka përfunduar mbledhja e Konferencës së kryetarëve. Takim që u vendos gjatë mbledhjes së fundit në respekt të kërkesës së opozitës për të pasur mundësi për tu njohur me projektvendimin e paraqitur nga shumica në mënyrë që kjo çështje të arrihet me konsensus. Është për të ardhur keq që edhe pas kaq ditësh nuk u arrit konsensusi, jo për përmbajtjen e projektvedimit as mosdakordësinë për reformën administrative-territoriale, por për arsye të tjera të karakterit politik. Përshëndes angazhimine partnerëve ndërkombëtarë, që ndajnë të njëjtën bindje se nuk mund të ofrohen shërbime për qytetarët me këtë organizim që ka pushteti vendor. Vendi sot ka të njëjtën ndarje adminsitrativo-territoriale sikur 22 vite më parë. Ndërkohë që lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nuk reflektohet në strukturëne sotme. Shumica e njësive vendore nuk ofrojnë shërbime, por edhe ato që ofrojnë i bëjnë jo në cilësinë e duhur”tha ai.Nisur nga nevoja emergjente që ka vendi për këtë reformë, Meta tha se çdo vonesë në këtë drejtim do të ishte një kosto për qytetarët. Nga ana tjetër ai vlerësoi propozimin e bërë nga kreu kuvendor i PS, Gramoz Ruçi, i cili sipas Metës i garanton opozitës jo vetëm bashkëkryesinë e Komisionit por dhe numër të barabartë anëtarësie.“Çdo vonesë në këtë drejtim është një kosto për qytetarët, buxhetin e shtetit dhe buxhetin e vendorëve. Vlerësoj propozimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS, është propozim tepër serioz, parimor, që i garanton opozitës jo vetëm bashkëkryesimin, por dhe numër të barabartë anëtarësie në Komision, duke ofruar kështu konsensusin e domosdoshëm. Shpresoj të ketë reflektim nga opozita, grupi parlamentar i PD dhe partitë e tjera opozitare pasi të gjithë janë shprehur pro domosdoshmërisë së kësaj reforme” u shpreh Meta.I pyetur nëse durimi i mazhorancës ka një limit, Meta u përgjigj:“Jemi të vendosur për të mos e humbur durimin, për të mos humbur konsensusin dhe duhet vlerësuar dhe këmbëngulja jonë deri sa nuk ka arsye për të bllokuar këtë reformë kaq të rëndësishme. Me depozitimin e kërkesës parlamenti është përfshirë, nuk do humbasim durimin për të kërkuar konsensusin e opozitës, do ftoja të gjithë aktorët të vazhdojnë punën e tyre për të kontribuar në këtë proçes” përfundoi ai.Në të njëjtën linje ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruçi, duke deklaruar se arsyetimet e opozitës ishin politike, pasi sipas tij në 10 pika të propozimit të PS nuk kontestoi asnjërën.“Kjo është një nisëm që konsiston në reformën territoriale të Shqipërisë. Nisma jonë përkon me përcaktimin e objektit, kalendarit të zhvillimit të kësaj reforme dhe në fund ndarjen territoriale.Me gjithë vullnetin e mirë të mazhorancës, në pikën 3 përcaktohet se, komisioni i posaçëm do të ngrihet në bazë të numrit të deputetëve. Drejtimi i komisioni nuk do të bëhet në mënyrë të njëanshme por me dy kryetar, PD dhe PS. Është përcaktuar një kohë prej 3 muajsh e kushtëzuar edhe nga tërheqja e të gjitha mendimeve të komuniteteve në Shqipëri. Ky komisioni do të asistohet nga ekspertët më të mirë nga pozita dhe opozita që të kenë dhe të drejtën e vetos. Komisioni i posaçëm do të bëjë konsultime të gjerë, që nga ekspertët e ministrive, të të zgjedhurve vendorë, ekspertë të fushës, shoqata etj. Komisioni parashikon që të gjitha partitë parlamentare dhe jo parlamentare të japin mendimet e tyre për reformën territoriale.Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme vetëm kur të jenë më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet do të merren me shumicën e anëtarëve të komisioni. Është i gjithë vullneti i mirë i mazhorancës që një reformë kaq e rëndësishme të bëhet nga të gjithë faktorët e politikës shqiptare, shoqëria civile etj” tha Ruçi.Opozita ne qendrimin e saj zyrtar, reformen administrative territoriale e kushtezon me konsensusin dhe konsensus per ta do te thote qe mazhoranca te ndalë shkarkimet ne administrate, te nisuara keto pas aktit normativ te qeverise.E drejta e vetos ne Komisioniet per reformen administrative, ishte vetem nje kerkese e opozites, por ajo per te cilen kryetari Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk terhiqet ishte konsensusi, konsensus qe sipas tij mori goditje me aktin normativ te qeverise per shtyrjen e ligjit per nëpunesin civil.I gjithë ky ngerç qe po reflektohet dhe tek reforma administrative territoriale, rrenjet i ka tek moszbardhja e vendimit te gjykates Kushtetuese per rrezimin e aktit normativ te qeverise.