Buxheti për arsimin, prioritet arsimi profesional

Arsimi ne Shqiperi sipas projektbuxhetit 2013-te do kete ne dispozicion shumen 38 miliard leke, shume e cila sipas Ministrit Tafaj edhe pse jo e kenaqshme eshte realiste, duke patur parasysh kushtet aktuale. Buxheti per arsimin profesional mbetet prioritet, duke marre 6.2% nga buxheti total i propozuar.Ndersa sipas perfaqesuesve te opozites kjo shifer e parashikuar nuk zgjidh as ceshtjet me emergjente te arsimit ne Shqiperi, madje eshte me i ulet se buxheti i vitit ‘97 dhe sipas tyre kjo çon ne rrenimin e arsimit ne vend.Sipas Ministrise se Arsimit nga buxheti total, 240 milionë do te shperndahen per rimbursimin e teksteve, 2.7 milion euro per kerkimet shkencore, 1.5 milion dollare per fondin e ekselences dhe 500 milion leke per transportin mesues-nxenes. Gjithashtu jane parashikuar 400 vende te reja per Universitete.