Rodgers: Sturridge, mund të bëhet lojtarë klasi

Trajneri i Liverpool, Brendan Rodgers beson se Daniel Sturridge ka "çdo cilësi" të nevojshme për tu bërë sulmues "i klasit botëror". Sturridge, i cili për rreth gjashtë javë ka qenë jashtë fushës së blertë si pasojë e një dëmtimi të nyjës së këmbës, u rikthye me gol në fitoren 5-3 ndaj Stoke City të shtunën e kaluar, duke grumbulluar në këtë mënyrë gjithsej 12 gola në të gjitha kompeticionet në Angli. Sulmuesi ka krijuar një dyshe të frikshme me Luis Suarez, kryegolashënuesin e Premier League."Mendimi im për Daniel ëshët përmirësuar gjatë kësaj kohe sa kam punuar me të. Në përgjithësi mendoj se ka mundësi të mira gjatë viteve të ardhshme për t'u bërë lojtar i klasit botëror. Ai ka çdo mjet, çdo cilësi për të qenë sulmues i klasit botëror, siç është Luis Suarez. Nëse e hedhim në fushë rregullisht, nëse ka fat dhe shërohet plotësisht nga dëmtimi, atëherë ai mund të bëhet pa dyshim lojtar i klasit botëror", është shprehur Rodgers.Rodgers ka zbuluar gjithashtu se është duke i shikuar mundësitë për ta përforcuar skuadrën e tij në merkaton e janarit, por ka theksuar se "nuk ka ndonjë zhvillim real".