Xavi Hernandez: 700 ndeshje janë diçka speciale
Xavi Hernandez është shporhur se fitorja 2-0 ndaj Getafes në Kupën e Mbretit ishte "një ndeshje shumë e veçantë", pasi ai bëri paraqitjen e tij të 700-të për Barcën. 33-vjeçari zëvendësoi Cesc Fabregas në pjesën e dytë për të shënuar paraqitjen jubilare në karrierën e tij me Blaugranët, të cilët fituan ndeshjen e kthimit ndaj rivalit madridas me rezultat 2-0, falë dygolëshit të Lionel Messi."Është një ndeshje shumë e veçantë. Ende ndjehem i rëndëishsëm, jam i kënaqur dhe po shijoj edhe një tjetër vit. Nuk mund të kërkoj më shumë. Skuadra është e mirë, çdokush luan mirë dhe ne nuk e lëshojmë nivelin tonë bazuar në atë se ndaj kujt luajmë. Ne po kënaqemi me këtë, që është më e rëndësishmja", ka thënë Xavi.Më pas mesfushoori spanjoll gjatë intervistës foli edhe për pleshtin që ëhstë rikthyer madje duke shënuar edhe dy gola:"Messi është shumë mirë. Ai ka punuar shumë në Argjentinë dhe tashmë po bën gjëra të mira. Neymar? Dëmtimi I tij duket se nuk është shuëm serioz po presim të shohim analizat, shpresoj mos jet dicka e rëndë"Mesfushori ka mbajtur rekordin e paraqitjeve zyrtare për Blaugranat që kur ka mundur edhe ish-mbrojtësin Migueli (549 ndeshje) në vitin 2011. Xavi debutoi nën drejtimin e trajnerit Louis van Gaal dhe fitoi La Ligan në sezonin e tij të parë me ekipin e parë, kur ai u shpall edhe Lojtari i Ri i Vitit në Primera Division. Paraqitja më e suksesshme e mesfushorit në klub ka qenë në kohën kur Guardiola ishte trajner i klubit në vitet 2008 deri më 2012, kohë kjo kur ekipi i Pepit fitoi 14 trofe, përfshi tre tituj të La Ligas dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve. Mesfushori fitues i Kupës së Botës dhe dy herë kampion Evropian me Spanjën është edhe lojtari që ka fituar më shuëm trofe te Barcelona, duke fituar 22 trofe të mëdhenj që nga debutimi i tij për këtë klub.