Aguero me sytë nga Barcelona

Manchester City do ta ketë të gatshme sulmuesin Sergio Aguero në sfidën e nesërme ndaj skuadrës së Kardifit në përpjekje për ta rikuperuar për sfidën e Ligës së Kmapioneve ndaj Barcelonës. Sulmuesi 25-vjecar i Manchester City u rikthye në fushë në ndeshjen e FA Cup këtë mesjavë pas një dëmtimi që la jashtë fushave për një muaj. Aguero i cili shënoi edhe 1 gol në suksesin 5-0 të Manchester City ndaj Blackburn-it është I bindur se do të jetë në formën më të mirë të mundshme për takimin ndaj Barcelonës." Pas nëj jave ndoshta do të jem në formë më të mirë. Falenderoj mjekët e skuadrës që më mundësuan të luaja përsëri në një kohë shumë të shkurtër. Jam shumë i lumtur për golin dhe për mikpritjen që më bënë shokët e skuadrës dhe fansat. Shpresoj që të arrij formën time më të mirë që të jem gati për sfidën e rëndësishmë ndaj Barcelonës. Deri tani jemi duke bërë paraqitje shuëm të mira dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu".Kështu ëhstë shprehur sulmuesi argjentinas që do të jetë edhe kërcënimi më I madh për Barcelonë. Një Aguero nëq superformë dhe me një skaudër në këtë gjendje blaugranët duhet friksohen. El Kun këtë sezon ka zhvilluar në total 21 ndeshje me qytetarët dhe ka realizuar 20 gola duke qenë një kandidat për këpucën e Artë së bashku me Suarez, Ronaldon dhe Diego Kostën.