Europa ndryshon emrat e stadiumeve mitik, gati edhe Reali
Nga blerjet stratosferike të Ronaldos apo Bejld dhe shumë lojtarëve të tjerë " Santiago Bernabeo" në të ardhmen mund të mos ekzistoj më për shkak të krizës financiare. Coca-Cola, pija më e famshme në botë, i ka bërë një ofertë prej plot 80 milionë eurosh Realit të Madridit për të ndryshuar emrin e stadiumit Santiago Bernabeu. Kjo është oferta e dytë në drejtim të Florentino Perez brenda pak muajsh. Presidenti i galaktikëve do të takohet me drejtuesit e shtëpisë prodhuese të pijes për të diskutuar mbi cështjen. Në 2013-ën Microsoft, ofroi 50 milionë euro por Reali nuk pranoi.Tashmë në vitet e fundit, marketingupo dominon në sport. Duket se edhe Bernabeu është gati të përshtatet. Të parët që ndërmorrën këtë nisme ishin anglezët e Arsenal duke e lidhur emrin e stadiumit të tyre me atë të kompanisë ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe , Fly Emirates. Të dytët pastaj ishin gjermanët e Bajernit që ndryshuan emrin e stadiumit në Allianz Arena, i njëjti sponsor kryesuar edhe për francezët e Nisë që luajnë në Allianz Riviera. Ndaj nuk ka shumë për tu cuditur nëse Bernabeu bëhet një stadium më i gazuar me markën Coca-Cola përkrah emrit klasik. Ndërkaq që e njëjta gjë mund të ndodh edhe me Stadiumin e Juventusit teksa mund të marr emrin Samsung Stadiumin sipasoj e marrëveshjes më këtë kompani për nëj shiofër prej 120 milionë eurosh.