Ministria e Kulturës marrëveshje me rrjetin europian te botimeve TRADUKI

Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrise se Kultures dhe rrjetit evropian te botimeve TRADUKI. Marreveshja u nenshkrua nga Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Drejtorja e TRADUKI-it, Antje Contius.Kumbaro theksoi se " marrëdhënia me TRADUKI-n, si një nga rrjetet aktive dhe me ndikim të klimën evropiane të letrave, po merr një dimension të ri: atë të hyrjes në rrugë institucionale."Si ministre e kulturës së Shqipërisë unë kam kënaqësinë dhe nderin të radhis Shqipërinë mes vendeve si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihshtejnshtajni, dhe nga rajoni të jetë vendi i tretë pas Sllovenisë dhe Kroacisë"tha ajo.Nga ana e saj, Contius ritheksoi hapin e pare te bashkepunimit institucional, duke e vleresuar "Si nje hap te rendesishem qe e afron Shqiperine me rajonin dhe Evropen, ne frymen e nje hapje dhe qasje te nje filozofie bashkepunimi me partneret ne fushen e letrave".Kumbaro dhe Contius falenderuan urat e ngritura ne kete bashkepunim me TRADUK-in, duke vleresuar partneret shqiptare Ardian Klosi dhe Arian Leka.Përmes këtij anëtarësimi, që u nënshkrua sot, Shqipëria nuk është më vetëm pjesë e aplikantëve për projekte kulturore, por partnere, kontribuese në politikëbërjen e saj kulturore dhe në integrimin e këtij produkti kulturor në kulturën e kontinentit.Te pranishem ne ceremoni ishin zv. i Ministrise se Jashtme Alqi Puli, ambasadori slloven Bojan Bertoncelj , ambasadori i Zvicres Alexander Wittwer, ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann, atasheu kulturor i ambasades gjermane Christiane Wolters, atasheu kulturor i ambasades amerikane, drejtoresha e Institutit Italian te Kultures Fulvia Veneziani, perfaqesues te British Council ne Tirane, te Institutit Goethe, shkrimtare, perkthyes dhe perfaqesues te shtepive botuese.