Burg për peshkimin me dinamit, Panariti: Ky sektor do kapë standardet e BE

Të gjithë ata qytetarë që do të peshkojnë me dinamit do të arrestohen. Me tone të ashpra Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave është shprehur se do të merren masa që zhvillimi i këtij sektori të jetë sipas standarteve të BE-së. Panariti deklaroi se do të jenë të rreptë ndaj përdorimit të dinamitit për peshkim.Ndër të tjera Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, bëri të njohur nismën e dikasterit që drejton për të ndalur njeherë e mirë vjeljen, tregtimin, shpërndarjen dhe servirjen e 'daterit' në restorantet tona.Dateri është një molusk që ndalohet kategorikisht të peshkohet në Shqipëri, ashtu si në gjithë vendet e tjera të botës, me ligjin 64/2012 "Per peshkimin" (neni 16 dhe 37).