Radika, Berisha lëshon “bombën”: Dy qeveritë kanë rënë dakord në parim
Vazhdojnë polemikat mes politikës shqiptare lidhur me çështjen e lumit Radika. Reagimi i radhës vjen nga ish-Kryeministri Sali Berisha që lëshon dhe “bombën” e radhës, duke përgenjështruar kryeministrin Edi Rama se nuk ka projekt për devijimin e lumit. Berisha shkon edhe më tej, duke zbuluar se muajt e fundit midis dy qeverive eshte diskutuar per projektin, menyren e kompesimit te Shqiperise, madje ne parim eshte rene dakord per te.“Prononcimi i Rames ne FB e tij, se nuk ka projekt per devjimin e Radikes dhe se ai "nuk di asgje, nuk shoh gje" eshte thjesht deshmi tjeter e kodit te heshtjes dhe trillimi i tij i radhes ne kuadrin e platformes se tij te politikes, te zero problemit me fqinjet.E verteta eshte se muajt e fundit midis dy qeverive eshte diskutuar per projektin, menyren e kompesimit te Shqiperise, madje ne parim eshte rene dakord per te” deklaron Berisha.Duke mirekuptuar plotesisht nevojat dhe perpjekjet e Maqedonise per burime energjitike, Berisha i bën thirrje autoriteteve te ketij vendi te heqin dore nga ky projekt, i cili eshte pritur me zemerim legjitim nga qytetaret e Dibres se Madhe. Nga ana tjetër Berisha apelon edhe Banken Boterore, tek e cila qeveria maqedonase ka dorezuar projektin, te mos mbeshtese nje projekt qe demton Parkun Kombetar te Mavroves dhe qe vjen ne kundershtim me disa koventa nderkombetare per mjedisin dhe ujrat.“Te dashur miq, nje polemike e gjere ka shperthyer lidhur me nje projekt te autoriteteve maqedonase per ndryshimin e derdhjes se lumit Radika nga Drini i Zi ne lumin Vardar, me qellim ndertimin e nje HEC-i ne fushen e Lukoves. Ky projekt eshte refuzuar me argumenta bindese nga qytetaret e Dibres dhe i gjithe Keshilli Komunal i Komunes se Dibres qe kane Radiken rrjedhe jete per floren, faunen, klimen, ujitjen e peisazhit ne komunen e tyre.Por devjimi i lumit zvogelon shume edhe ujrat e Drinit te Zi. Duke mirekuptuar plotesisht nevojat dhe perpjekjet e Maqedonise per burime energjitike, ju bej thirrje autoriteteve te ketij vendi te heqin dore nga ky projekt, i cili eshte pritur me zemerim legjitim nga qytetaret e Dibres se Madhe. Eshte e papranueshme te ndermerret nje projekt i tille ne kundershtim me vullnetin e banoreve te Dibres. I bej thirrje Bankes Boterore, tek e cila qeveria maqedonase ka dorezuar projektin, te mos mbeshtese nje projekt qe demton Parkun Kombetar te Mavroves dhe qe vjen ne kundershtim me disa koventa nderkombetare per mjedisin dhe ujrat si: Espoo; Aarhus; Direktiva per zonat e mbrojtura mjedisore pjese e rrjetit Natura 2000 dhe Direktiva kuader e Ujerave e BE.Pervec ketyre, projekti eshte refuzuar masivisht nga qytetaret e Dibres se Madhe” përfundon Berisha.Vetëm një ditë më parë Kryeministri Edi Rama do ta cilësonte debatin për Radikën “shumë zhurmë për asgjë”.“Lumi Radika’ shumë zhurmë për asgjë! 1. S’ka projekt. 2. S’ka gjasë të ketë fillim të njëanshëm. 3. S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë”, shkruan Rama në Twitter.Parlamenti në hapje të sesionit të ri mbrëmë, vendosi që në seancën e javës së ardhshme të organizojë interpelancën me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, pas kërkesës së LSI-së.Edhe ekspertët e shohin me shqetësim realizimin e këtij projekti, jo vetëm për dëmet ekonologjike, por edhe për pasojat mbi burimet energjitike të vendit. Ndërsa grupe të shoqërisë civile janë aktivizuar sërish duke protestuar e duke kërkuar reagimin e qeverisë shqiptare në mënyrë që një projekt i tillë të mos mund të realizohet.