Studentët njihen me OSBE-së dhe rolin e saj në Shqipëri
Pesëdhjetë studentë, pedagogë dhe aktivistë të shoqërisë civile u njohën më mirë me OSBE-në, gjatë seminarit të parë të një cikli seminaresh, i cili u zhvillua sot në Tiranë. Veprimtaritë organizohen nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe universiteti “Marin Barleti”, në partneritet me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.Robert Wilton, nënkryetar i Prezencës së OSBE-së, foli për origjinën dhe rolin aktual të organizatës në përgjithësi, që prej krijimit të Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si një forum shumëpalësh për dialog dhe negociata mes Lindjes dhe Perëndimit.Gjatë seancave të ardhshme, të cilat do të mbahen deri në maj 2014, pjesëmarrësit do të njihen më mirë me rolin dhe veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.Kryetari i Prezencës dhe shefat e katër departamenteve programatike të saj do të bisedojnë me ta për çështje si ndërtimi i institucioneve demokratike, forcimi i shoqërisë civile dhe liria e media, respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, thellimi i bashkëpunimit evropian në fushën e sigurisë, si dhe përmirësimi i qeverisjes ekonomike dhe mjedisore.