8000 persona jashtë skemës, përfituan padrejtësisht pagesën e paaftësisë
8000 persona abuzues janë hequr nga skema e përfitimit të pagesës së paaftësisë. Sipas auditimit të bërë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i nisur që në dhjetor të 2013-ës e deri më tani, janë 2 fishuar abuzimet në këtë skemë.E thënë me statistika, nëse personat me aftësi të kufizuar në botë për shkak të aksidenteve në punë rriten me 4% në Shqipëri brenda një 10 vjeçari janë rritur me 8%.Ministrisë iu desh 1.9 miliardë lekë për të likuduar për muajin dhejtor pagesën mujore të PAK. Ndërsa tashmë i duhen edhe 2.8 miliardë lekë për të likujduar muajt e prapambetur. Raportimi në Komisionin e Shëndetësisë u bë nga zv.Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula.Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD Albana Vokshi, tha se qeveria Rama është e papërgjegjshme pasi mori borxhe dhe 3 miliardë lekë ia dha bizneseve klientelistë dhe jo grupeve vunerabël.Të djathtët që e quajtën gënjeshtër të radhës nga Rama mbështejen e PAK, votuan kundër aktit normativ për alokimin e fondeve dhe këtë herë patën shumicën e votave 7 kundër dhe 6 pro. Pavarësisht këtij diskutimi, ky fond garanton Ministria do tu shpërndahet PAK.