Komiteti për menaxhimin e mbetjeve, ngrihet fondi mjedisor
Komiteti ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve zhvilloi ditën e martë, dt 21 janar, takimin e radhës. Mbledhja u hap nga zv. Ministrja e Mjedisit, znj. Olijana Ifti njëherësh kryetare e Komitetit. Axhenda e takimit përfshinte disa pika shumë të rëndësishme, si: diskutimin dhe miratimin e Rregullores së Funksionimit të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, diskutimin e draft-Planit të Punës së Komitetit për vitin 2014, ngritjen e Grupit Kombëtar Këshillimor për Mbjetjet, mundësitë e krijimit të një Fondi Mjedisor, etj.Takimi filloi me miratimin e Rregullores së funksionimit të Komitetit nga të gjithë anëtarët. Në lidhje me Grupin Kombëtar Këshillimor për Mbjetjet ( GKKM )u bë miratimi ne parim si dhe perberja e tij, me përfaqësues nga ekspert te huaj, donatorët, shoqëria civile, biznesi i riciklimit të mbetjeve, ekspertë të fushës, etj. Në këtë grup do të bëjë pjesë edhe përfaqesuesi i BE per mjedisin.Nga diskutimi u propozua që GKKM. të jetë një strukturë këshilluese pranë Ministrise së Mjedisit dhe të përcjellë në Komitetin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve rekomandimet e nevojshme për politika efikase të menaxhimit të mbetjeve.Në vijim, diskutimet vijuan me draft-Planin e Punës së Komitetit për vitin 2014. Diskutimet ngritën nevojën e rishikimit të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, kristalizimin e politikave dhe skemave të integruara të menaxhimit të mbetjeve në rang kombëtar, përcaktimin e qartë të aktorëve që do merren me administrimin e mbetjeve, duke marrë parasysh përvojën e deritanishme.Gjithashtu u trajtua ngritja e kapaciteteve prane cdo ministrie qe administron mbetje, me strukturat perkatese.Ne mbledhje u trajtua edhe Krijimi i një Enti Rregullator të Mbetjeve (ose pranë ERU), për përcaktimin e kostos dhe tarifimit të menaxhimit të mbetjeve, si një nga problemet shqetësuese qe ka sot pushteti vendor dhe që nuk garanton skema të qëndrueshme të menaxhimit të mbetjeve.Ngritja e një Fondi Mjedisor u pranua ne parim dhe u la qe modalitetet per funksionimin e tij te shikohen duke filluar nga hartimi i nje VKM, ne bashkepunim me MF. Ky fond do te funksionojë si një instrument financiar që mbledh fonde për projekte mjedisore, si nga burime buxhetore, dhe ato private e donacione, me qëllim primar programimin sektoral dhe jo të copëzuar,Përfaqësuesit e Programit për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim, i financuar nga qeveria zvicerane, bënë një prezantim mbi gjetjet në terren, që lidheshin kryesisht me praktikat e tanishme të menaxhimit të mbetjeve nga pusheti vendor dhe paraqitën rekomandimet e tyre para anëtarëve të komitetit.