Ndryshimet në buxhetin e shtetit miratohen në Komision, debate mes PS dhe PD

Miratohet akti normativ për ndryshimet e bëra në fundvit në buxhetin e 2013-ës.Komisioni i Veprimatrisë Prodhuese u përfshi ndërkohë nga debate të shumta në lidhje me borxhet e krijuara në infrastrukturë.Sipas ish-Ministrit, Genc Ruli, qeveria nuk ka në plan të ndërtojë asnjë km rrugë të re, ndërkohë që akuzoi mazhorancën për rimbursimet dhe performancën e sektorit energjitik.Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, u shpreh se qev eria po paguan borxhet që në kohën e qeverisë Berisha nuk pranoheshin fare.Ndryshimi i buxhetit në fund të vitit 2013 sipas mazhorancës erdhi si nevojë për ti shtuar fondet për rrugët si dhe për të paguar pagesat e prapambetura të personave me aftësi të kufizuar.