Raporti për 3 mujorin e fundit të 2013, INSTAT: Papunësia u rrit me 1.1%

Rritet papunësia me 1.1 % në vend në tremujorin e tretë të 2013.Kjo është bërë publike në bazë të raportit të publikuar nga INSTAT.Sipas të dhënave, problematike situata paraqitet tek të rinjtë. Për moshat nga 15 deri ne 29 vjeç shkalla e papunësisë vlerësohet ne 26.9 %, ndërsa për popullsinë nga 30-64 vjeç është 14 %.Te meshkujt papunësia është pranë nivelit 19%, ndërsa te femrat në shkallën 13.4%. Akoma më shqetësuese janë të dhënat për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç, ku mbi 30% e meshkujve dhe afro 22% e femrave janë të papunë.Këto të dhëna tregojnë se rritja e ekonomisë nën potencialet e veta po reflektohet në rritje të papunësisë dhe ulje të punësimit.Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2013, punësimi në ekonomi pësoi një rënie të fortë me 6.3 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Sektorët më të goditur ishin ndërtimi dhe shërbimet e tregut, ndërsa i vetmi segment ku punësimi njohu rritje ishte industria nxjerrëse. Instituti i Statistikave konstaton se shumica e të papunëve ose mbi 88 % e tyre u drejtohen të afërmve apo miqve dhe shokëve për të gjetur një punë.Kjo metodë e kërkimit për punë është e kombinuar dhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës. Nga tremujori i dytë 2013 në tremujorin e tretë 2013, punësimi u ul me 3.1 pikë përqind.Gjatë tremujorit të tretë 2013 punësimi ka patur një rënie në sektorin e ndërtimit me 4.6 % dhe në sektorin e industrisë përpunuese me 3.1 %.